Të nderuar kolegë,

Kjo paketë dixhitale e të mësuarit mbi 'Shëndetin Financiar' paraqet bazat e menaxhimit të financave personale dhe hapat që ju mund të ndërmerrni për të përmirësuar shëndetin tuaj financiar personal dhe të klientëve tuaj. Do mësoni për atë që ne bëjmë për të mbështetur klientët dhe në mënyrë të veçantë, gratë, nëpërmjet një bisede në lidhje me shëndetin e tyre financiar. 

 Ky kurs ju ndihmon të kuptoni:

• Vënjen e synimeve financiare,

• Zhvillimin e një buxheti,

• Shfrytezimi i produkteve të FIF për të ndërtuar kursimet emergjente,

• Menaxhimi me përgjegjësi i kredisë dhe borxhit.

 

Ky trajnim duhet t'ju marrë rreth 50-60 minuta dhe është i strukturuar në 3 module.

Ju dëshirojmë mësim të efektshëm dhe frymëzues!